Telegrafi

Reperi më i suksesshëm austriak, Raf Camora vjen në Prishtinë

Shumë artistë të njohur nga arena ndërkombëtare po vijnë në Kosovë për koncerte e festivale të ndryshme.

Suksesi austriak i muzikës hip hop, Raf Camora po vjen në Prishtinë, në klubin më të madh të qytetit Zone Club.

Për të gjithë ata që nuk e dijnë, Raf Camora është sukses i madh i hip-hopit gjermano-folës, i cili ka arritur 72 milionë shikime në YouTube dhe mbi 56 ‘streams’ në Spotify.

Camora e ka konfirmuar ardhjen e tij të dielën në Zone Club, ku javën e kaluar ka qenë edhe reperi tjetër i famshëm gjerman, AZET, për të cilin ka pasur interesim të jashtëzakonshëm, meqë me mijëra njerëz kanë qenë në pritje të jashtëzakonshme për të dhe performancën e tij.

Ai është i njohur për bashkëpunimet e tij me reperin Nazar dhe Bonez MC, e gjithashtu edhe me artistë të tjerë të njohur si Gzuz dhe Maxwell. /Telegrafi/