Reperi i ri i skenës, Lorik, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
“Platinum” do të mbajë titullin kënga e tij e re, e cila do të publikohet së shpejti me klip.
Instrumentali i këngës është punuar nga Egzon Surkishi, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Loriku.
Incizimi dhe masteringu është realizuar nga HD Studio.
Rep-artisti ka kryer këto ditë edhe xhirimet e klipit, i cili është në përfundim e sipër.
Ai ka paralajmëruar se pas kësaj kënge, do të nisë punën edhe për këngë të tjera që gjithashtu do të realizohen me klipe. /Telegrafi/