Reperi i ri Enzimo ka ndarë me ndjekësit e tij një reflektim personal mbi balancimin e jetës mes pasionit për muzikën dhe përkushtimit të tij ndaj fesë islame.
Gjatë një interviste në Shok Podcast, Enzimo iu përgjigj moderatori Fis Juniku për mënyrën se si ai menaxhon këtë dyshim të dukshëm mes dy shtyllave të jetës së tij.
Kur u pyet se si ia del të balancojë këto dy aspekte të rëndësishme të jetës, Enzimo theksoi se, sipas fesë islame, muzika është haram (e ndaluar), por ai shpjegoi se, megjithatë, muzika llogaritet si një formë pune. “Muzika është një nga sendet e para që është bërë haram, por në të njëjtën kohë, llogaritet si punë,” tha Enzimo.
@shokpodcast Kerkush nuk ta shtin Rakinë n’Goj me zor 😅 ! #enzino #fyp #foryou #viral #trending #podcast #shokpodcast #talkshow #kosova #prishtina #fory #perty #hiphop #rap #umrah #muslim ♬ original sound – ShokPodcast
Ai theksoi se është i vetëdijshëm për sfidat që i vijnë nga përkushtimi ndaj muzikës dhe theksoi rëndësinë e karakterit të fortë për të përballuar këto presione.
“Me karakter të fortë, është më e lehtë, sepse, në fund të fundit, askush nuk të detyron të bësh asgjë kundër vullnetit tënd. Askush nuk të shtin rakinë në gojë me zor dhe nuk të detyron të frekuentosh vende që janë të hallakatura”, tha Enzimo, duke nënvizuar rëndësinë e forcës dhe vendosmërisë personale për të qëndruar i palëkundur në parimet e tij.
Gjithashtu, Enzimo e krahasoi situatën e muzikës me punë të tjera që, sipas tij, mund të jenë gjithashtu të konsideruara haram, si puna në kazino, që për të është e ndaluar po ashtu, por që nuk është aq e dëmshme sa muzika. Kjo e bëri të qartë se përkushtimi ndaj besimit dhe vlerave të tij është shumë më i rëndësishëm se çdo aktivitet tjetër që mund të ndërmarrë. /Telegrafi/