Telegrafi

Reperi pejan sjell edhe një këngë në tregun gjerman (Video)

Kohë më parë ka publikuar edhe projektin e parë muzikor, i cili është pritur shumë mirë në shtetet e huaja.

David Cena, i cili jeton dhe vepron në Gelsenkirchen të Gjermanisë, ka publikuar edhe këngën e dytë.

‘Jeta’, titullohet kënga që e ka sjell në treg reperi pejani, të cilin e ka shoqëruar me videoklip, transmeton Telegrafi.

Kënga është e zhanrit hip-hop, gjersa edhe videoklipi është realizuar me shumë kujdes, duke iu përshtatur fabulës.

Theksojmë se për instrumentalin dhe videon e këngës është përkujdesur produksioni VJAGStudio. /Telegrafi/