Telegrafi

Reperi Offset arrestohet për armëmbajtje pa leje

Reperi i njohur Offset, është kontrolluar së fundmi nga autoritetet policore.

Policia kontrolloi automjetin dhe gjeti dy pistoleta të ngarkuara. Të katër personat në grup, përfshirë Offset, u mbajtën në arrest sepse askush nuk kishte leje të mbante armë.

Bashkëshorti i reperes Cardi B, Offset dukej i buzëqeshur pas daljes nga burgu pasi u mbajt në paraburgim për disa orë. Ai i tha kamerës së TMZ se ishte një keqkuptim i thjeshtë dhe policët kishin një informacion të gabuar.

Offset dhe Cardi B (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Burimet e zbatimit të ligjit treguan për TMZ se një thirrje erdhi menjëherë para orës 8 të mëngjesit të një personi me armë brenda strukturës së parkimit në qendrën tregtare “Grove”.

Nuk është e qartë nëse Offset apo dikush me të cilin ai ishte me të vërtetë kishte një armë, dhe policia aktualisht po heton situatën.

Në videon e siguruar nga TMZ, Offset  shihet i veshur me një kapuç të verdhë duke pyetur oficerët pse është prangosur, ndërkohë që oficeri e shtyn reperin për muri.

Reperi tashmë është lënë i lirë. /Telegrafi/

Offset (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)