Reperi i njohur Offset, është kontrolluar së fundmi nga autoritetet policore.
Policia kontrolloi automjetin dhe gjeti dy pistoleta të ngarkuara. Të katër personat në grup, përfshirë Offset, u mbajtën në arrest sepse askush nuk kishte leje të mbante armë.
Bashkëshorti i reperes Cardi B, Offset dukej i buzëqeshur pas daljes nga burgu pasi u mbajt në paraburgim për disa orë. Ai i tha kamerës së TMZ se ishte një keqkuptim i thjeshtë dhe policët kishin një informacion të gabuar.
Burimet e zbatimit të ligjit treguan për TMZ se një thirrje erdhi menjëherë para orës 8 të mëngjesit të një personi me armë brenda strukturës së parkimit në qendrën tregtare “Grove”.
Nuk është e qartë nëse Offset apo dikush me të cilin ai ishte me të vërtetë kishte një armë, dhe policia aktualisht po heton situatën.
Në videon e siguruar nga TMZ, Offset shihet i veshur me një kapuç të verdhë duke pyetur oficerët pse është prangosur, ndërkohë që oficeri e shtyn reperin për muri.
Reperi tashmë është lënë i lirë. /Telegrafi/