Pak ditë më parë, menjëherë pas performancës së Goran Bregoviqit në ‘Festën e Birrës’ në Korçë, u raportua se Redon Leka ishte ai që hodhi kapsolla gjatë koncertit të këngëtarit boshnjak me identitet serb.
21 vjeçari thuhej se u arrestua pasi hodhi kapsolla në mes të turmës që ishin mbledhur për të dëgjuar koncertin aq shumë të komentuar.
Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë reperi Nush, i cili u është drejtuar fytyrave publike në mënyrë që të mbledhen së bashku dhe të bëjnë kërkesë nga kryeministri Edi Rama që të lirohet Redon Leka nga burgu.
Ai madje i ka quajtur falso artistët shqiptarë, pasi të njëjtit kanë qenë shumë të zëshëm përpara performancës së Bregoviqit.
Postimi i plotë i Nushit (pa ndërhyrje):
“Para se të këndonte ai shkau i shkinës në Korçë, shumica e artistëve kanë bërë llafe falso në mënyrë që të bëhen lajm, kinse patriota, pasi që këndoj i biri shkinës e dul një zemër luani që gjuajti gaz lotsjellës, askush nuk e ka shkruar më asnjë fjalë, asnjë reagim, a kaq falso fytyra publike qenkëshit a?.
Hajde të gjitha ta etiketojmë Edi Ramën që ta lirojë djalin prej burgut. Të gjithë me Redon Lekën”.
Goran këndoi në natën e fundit të ‘Festës së Birrës’ në Korçë, saktësisht më 22 gusht. /Telegrafi/