Reperi i njohur Tekashi69 është dënuar me katër vite në mbikëqyrje, gjë e cila erdhi si një lajm i mirë për të pas disa ditësh qëndrimi në burg.
Ai u pa të premten duke dalë nga Gjykata e New Yorkut, me ç’rast edhe iu shqiptua ky dënim nën akuzat për abuzim seksual me një vajzë të mitur.
Avokatët e tij kishin kërkuar që dënimi i reperit të zbutet nga të qëndruarit prapa grilave, në burg shtëpiak, me ç’rast edhe u aprovua nga Gjykata.
Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Daniel Hernandez, deklaroi: “Kam miliona të rinj që më shohin si model dhe vendi i fundit që dua të jem është burgu, ata nuk e meritojnë të më shohin aty. Faleminderit”.
Gjykatësi i dha atij këtë dënim me mbikëqyrje në kohëzgjatje për një vit, dhe nëse ai e plotëson siç duhet, do t’i vazhdohet më pas dënimi edhe tri vite të tjera, shkruan TMZ.
Ai gjithashtu do të duhet të kryejë 1.000 orë shërbime në komunitet dhe të mos shoqërohet me asnjë anëtar të bandës dhe të shmangë të gjitha aktivitetet e bandës. Kjo pjesë mund të jetë e vështirë, pasi banda e tij është pjesë e pashmangshme për të, pa të cilët s’mund të paraqitet edhe në klipet muzikore.
Çdo arrestim i ri do të konsiderohet shkelje, dhe nëse kjo ndodh, ai do të përfundojë në burg.
Tekashi69 u shpall fajtor për abuzim seksual me të mitur në tetor të vitit 2015, shumë kohë para se ai të bëhej i famshëm. /Telegrafi/