Telegrafi

Reperi i njohur e shoqëron pasardhësen e Skënderbeut nëpër Prishtinë (Foto)

Sofia Kastrioti ka arritur në Prishtinë për herë të parë, pasi ajo ka lindur dhe është rritur në Australi.

Ardhja e saj në trojet tona ka bërë bujë mediatike, kështu Sofia është përcjellë nga mediat shqiptare qysh prej aterrimit në aeroport.

Lexo po ashtu Stërmbesa e Skënderbeut vjen në Kosovë (Video)

Pasardhësja e Skënderbeut do të jetë e pranishme në festivalin Hardh Fest që mbahet në qytetin e Rahovecit me datat 2,3 dhe 4 shtator.

Ajo ka gjetur kohë për të vizituar shtatoren e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në qendër të Prishtinës.

Por ai që e ka shoqëruar atë nëpër kryeqytet, është reperi i njohur Skivi. Nuk dihet se çfarë raporti ka dyshja mes vete, por ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.