Ditën e sotme (e enjte) për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë ka qenë reperi nga Gjilani, Kastro.
Këtë e ka bërë të ditur humanisti Halil Kastrati përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram.
Ai thotë se Kastriot Aliu (emri i vërtetë) ka qenë për iftar në Shtëpinë e të Moshuarve, ndërsa do të shtrojë mëngjesin, drekën e darkën për banorët pas Bajramit.
Ky është postimi i plotë i humanistit Kastrati (pa ndërhyrje):
“Sot per iftar ne shtepine e te moshuarve!
Kastriot Aliu KASTRO ishte per iftar ne Shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” me çrast ofroi mengjesin dreken dhe darken per banoret e shtepise se te moshuarve pas Bajramit
Patem nderin ti kem ne vizite per iftar perfaqesuesit e Operatorit TelKos, me çrast ofruan si donacion sherbimet e internetit dhe tv per çdo shtepi te dhuruar nga shoqata jetimat e ballkanit
Zoti i shpërbleftë”.
Krahas Kastros, iftar në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit kanë shtruar edhe Capital T dhe reperi nga Drenica, Don Xhoni. /Telegrafi/