Pas këngës që solli në bashkëpunim me Yll Limanin, reperi Majk ka vendosur që kësaj radhe të sjellë një projekt solo.
“Qikita” mbanë titullin kënga e tij më e re, e cila tashmë është publikuar në kanalin YouTube.
Për realizimin e kësaj kënge, reperi është kujdesur vetë, pasi që tekstin dhe melodinë e ka bërë ai.
“Qikita” është një këngë ritmike e cila pritet të jetë një nga hitet e radhës të reperit.
Kujtojmë se projekti i fundit “Krejt ti fala” me Yll Limanin, ka arritur të marrë miliona klikime në YouTube.
Reperi Majk ka paralajmëruar edhe befasi të tjera për adhuruesit e këngës së tij. /Telegrafi/