Site icon Telegrafi

Reperi Lil Loaded ndërron jetë në moshën 20 vjeçare

Reperi nga Texas, Lil Loaded, i cili shënoi sukses të madh me këngën “6locc 6a6y” në 2019, ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Dashawn Robertston, ka vdekur të hënën, sipas një njoftimi.

Shkaku dhe mënyra e tij e vdekjes nuk janë përcaktuar akoma, njoftoi Dallas Morning News.

Lil Loaded (Foto: Getty Images)

Ashkan Mehryari, një avokat e quajti vdekjen e tij ‘shumë tragjike’.

“Ai kishte një karrierë muzikore shumë të ndritshme dhe premtuese përpara tij”, tha ai.

Hiti i tij “6locc 6a6y” i lanusar në verë është shikuar më shumë se 28 milionë herë në YouTube.

Kënga e tij vijuese “Gang Unit” po ashtu ka grumbulluar mbi 40 milionë shikime.

Robert nënshkroi me kompaninë “Epic Records” pasi projekti i tij u bë viral.

Lil u arrestua për vrasje vitin e kaluar në lidhje me vdekjen e një mikut të tij, Khalil Walker.

Ai ishte i lirë për këtë ngjarje dhe kishte një seancë të caktuar për të martën, tregojnë të dhënat e gjykatës. /Telegrafi/

Exit mobile version