Site icon Telegrafi

Reperi Kodak Black ofron të paguajë shkollimin për fëmijët e agjentëve të FBI-së të vrarë në Florida

23 vjeçari nga Florida, Kodak Black, ka ofruar të paguajë shkollimin për fëmijët e dy agjentëve të FBI- së të cilët u vranë javën e kaluar, konfirmoi avokati i tij Bradford Cohen për Fox News të hënën.

Dy agjentë, Daniel Alfin dhe Laura Schwartzenberger, u vranë gjatë një bastisje në Sunrise, Florida.

Të shtënat ndodhën rreth orës 6 të mëngjesit derisa një ekip oficerësh të zbatimit të ligjit ekzekutuan një urdhër-kërkimi nga gjykata federale si pjesë e një çështjeje të krimeve të dhunshme kundër fëmijëve.

Kodak Black (Foto: Getty Images)

Tani, Kodak Black – emri i vërtetë Bill Kahan Kapri – i ka dërguar një letër ‘FBI Miami Division’ duke ofruar të paguante shkollimin për kolegj për fëmijët e agjentëve.

Sipas TMZ, letra, dërguar nga Cohen, thotë se Kodak është i vetëdijshëm për vështirësitë e humbjes së të dashurve dhe është rritur në një shtëpi me një prind.

Ai thuhet se dëshiron që familjet e agjentëve të mos shqetësohen për të paguar kolegjin në të ardhmen.

Avokati i Black, Cohen raportohet se ka një kontakt brenda ‘FBI Miami Division’, i cili konfirmoi se agjentët të dy kishin fëmijë të mitur.

Kodak Black (Foto: Getty Images)

Sipas Fox News, Alfin ka një trevjeçar ndërsa Schwartzenberger ka dy fëmijë: Një katër vjeçar dhe një nëntëvjeçar.

“Kodak i ka vënë gjithmonë fëmijët në rend të parë në donacionet e tij bamirëse. Ai ka një pasion të sigurojë që fëmijët në krizë të mbështeten financiarisht dhe emocionalisht”, i tha Cohen Fox News. “Duke u thënë, çfarëdo që mund të bëjë për të ndihmuar, ai gjithmonë ofron ndihmën e tij. Ai dërgon ngushëllimet e tij të përzemërta familjeve dhe shpreson që oferta e tij t’ua lehtësojë dhimbjen”.

Ky nuk është veprimi i vetëm i reperit, pasi ai dhuroi lodra në vlerë 20 mijë dollarëshe në qytetin e tij të lindjes, Broward County. /Telegrafi/

Kodak Black (Foto: Billboard)
Exit mobile version