Reperi amerikan, Kid Cudi, është shfaqur me fustan në emisionin “Saturday Night Live“, për ta nderuar frontmenin legjendar të “Nirvana”, Kurt Cobain, me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij.
37-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Scott Mescudi, është shfaqur në episodin e fundjavës që shkoi nën drejtimin e Carey Mulligan.
Me këtë rast, ai i ka interpretuar dy këngë, “Sad People” dhe “Tequila Shots”, të cilat i ka shfrytëzuar për të ngritur vetëdijen për parandalimin e vetëvrasjeve.
It's been 27 years since Kurt Cobain died. Which as of last week is now longer than he was alive.
Respect to @KidCudi for using his platform & @nbcsnl appearance to pay tribute to Kurt's legacy of struggle, authenticity, creativity for freedom, vulnerability, & individual style. pic.twitter.com/BItMNmKkMw
— Aaron Vallely (@Vallmeister) April 11, 2021
Derisa performonte “Sad People”, reperi kishte veshur një fustan me lule duke u bazuar në printet e veshjeve që i bartte Cobain.
Po ashtu, kur këndoi “Tequila Shots” kishte veshur një xhemper që ngjante me atë që veshi rokeri legjendar në performancën ‘MTV Unplugged’.
Kujtojmë që Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994, në moshën 27 vjeçare, që do të thotë se tash kanë kaluar pikërisht 27 vjet nga vdekja e këngëtarit. /Telegrafi/