Telegrafi

Reperi Jachki vjen në duet me Naser Berishën (Video)

Reperi Arian Kosumi, i njohur si Jachki, do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Naser Berisha. Kënga mban titullin “Veni jem” dhe është një duet interesant ndërmjet një rep-artisti dhe një rokeri.

Për realizimin e këtij projekti dy këngëtarët kanë punuar me producentin Floriant Salihu, i cili e ka bërë muzikën.

Jachki dhe Naser Berisha janë kujdesur për tekstin, kurse temë e këngës janë pakënaqësitë e popullit, ka thënë reperi për Telegrafin.

Videoklipi do të publikohet sonte (e hënë) 20:00, ndërsa kjo këngë i paraprin albumit të ri të reperit, i cili paralajmëron edhe shumë klipe të tjera dhe bashkëpunime. /Telegrafi/