Telegrafi

Reperi i grupit Migos, Quavo përfundon shkollën e mesme në moshën 29 vjeçare

Quavo (Foto: Instagram/quavohuncho)

Rep-artisti Quavo, i cili vjen nga grupi Migos, ka mbaruar shkollën e mesme në moshën 29 vjeçare.

Një gjë të tillë ai e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, duke shpërndarë një album të lezetshëm fotografish me kapelën e diplomimit, shkruan Daily Mail.

“Më në fund mund të them se kam mbaruar shkollën e mesme, me klasën e vitit 2020. Tani në cilin kolegj duhet të shkoj?”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Shkolla e Mesme Berkmar në periferinë e Atlantas ishte shkolla, ku ai ndoqi mësimet si adoleshent, ndërsa tani ka siguruar diplomën.

Quavo, emri i të cilit është Quavious Marshall, u bë i famshëm për publikun si pjesë e trios muzikore “Migos” me të afërmit e tij Offset dhe Takeoff.

Migos u themelua në vitin 2008, por ata u bënë yje vetëm pasi lëshuan këngën e tyre të parë për Versace. /Telegrafi/