Telegrafi

Reperi me gjysmë milioni ndjekës në Instagram dhe këngë me 26 milionë shikime në YouTube, nënshkruan kontratë profesionale me Sassuolon

Në YouTube ai tashmë është një yll, pasi reperi ka 26 milionë shikime dhe 173 mijë abonentë në kanalin e tij.

Në botën e futbollit, po përpiqet t’i bëjë hapat e parë të tij: duke lëvizur nga Sochaux te Sassuolo , ku do të luajë me të rinjtë e këtij ekipi.

Emri i tij është Arabat Noor, ose nëse preferoni atë të artit, Dinor Rdt.

Mbrojtësi i lindur në 2002 dhe që është edhe reper, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me klubin në ditëlindjen e tij të 18-të, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe albumin e tij të parë, të quajtur “Lunette 2 Ski”.

Një jetë e dyfishtë si futbollist dhe artist, ku tani sfida e tij do të jetë që suksesin që e ka arritur në muzikë ta ketë edhe në botën e futbollit.

“Ditëlindja dhe kontrata: Është një ditë e shkëlqyeshme”

Ka qenë vetë Noori që nënshkrimin e kontratës së tij të re me Sassuolon, e bëri publike duke postuar një foto me bluzën e klubit në Instagram të shoqëruar edhe me një deklaratë.

“Sot është një ditë e shkëlqyer për mua sepse është ditëlindja ime, dhe unë jam përfundimisht 18 vjeç. Dhe në këtë ditë shumë të veçantë për mua, unë iu njoftoj për nënshkrimin e kontratës sime të parë profesionale me klubin Sassuolo (Serie A)”.

“Për t’ju falënderuar për mbështetjen tuaj, do ta publikoj një video të shkëlqyeshme këtë të premte në 18″, ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram që numëron më shumë se 620 mijë ndjekës. /Telegrafi/