Lista e këngëtarëve që kënduan në festivalin “Sunny Hill” këtë vit ishte e gjatë.
Pjesë e tyre ishte edhe reperi i njohur shqiptar, i cili jeton prej vitesh në Amerikë, G4shi.
Ai ka kënduar në natën e dytë të festivalit, duke dhuruar spektakël për të pranishmit në parkun “Gërmia”, të cilët ishin të shumtë.
Ardhja në Kosovë duket se i ka lënë vërtetë mbresa artistit G4shi, i cili vendosi t’ia edikoj një status në Twitter vizitës së tij në vendlindje.
”Isha në shumë vende të botës këtë vit por udhëtimi në Kosovë më ka ndryshuar”, ka shkruar ai.
Përndryshe, G4shi njihet si një emër mjaft i suksesshëm, teksa ruan një miqësi shumë të mirë me shumë prej emrave të njohur shqiptarë.
Vite më parë, ai kishte realizuar edhe një bashkëpunim me këngëtaren Adelina Ismaili, të titulluar “Karma”, këngë e cila ishte pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/