Reperi The Game e ka nderuar basketbollistin Kobe Bryant në një mënyrë mjaft të madhe.
Reperi 40-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jayceon Terrell Taylor, ndau fotografi të tatuazhit të tij të ri të realizuar në fytyrë si shenjë respekti për yllin e ndjerë të Lakers në një postim në Instagram të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna vdiqën tragjikisht të dielën e 26 janarit në një aksident me helikopter.
Ylli u fotografua duke u ngjyrosur sipër vetullës së tij me një numër të zi tetë, i cili është pozicionuar anash së bashku me simbolin e pafundësisë.
“Përgjithmonë”, është përshkrimi që reperi ia ka vënë postimit të ndarë me ndjekësit në Instagram.
Në fillim të kësaj jave një tjetër reper, 42-vjeçari 2 Chainz tregoi një kujtim të ngjashëm të përhershëm për yllin e dashur të basketbollit në të dy këmbët e tij.
2 Chainz kishte bërë tatuazh numrin tjetër të trikos së Bryant, 24, me nga një numër në secilën këmbë.
Ndërkohë, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, janë varrosur më 7 shkurt në një ceremoni private mortore në varrezat në afërsi të shtëpisë së familjes së tij në Orange County.
Varrimi është bërë në Parkun Memorial, Corona del Mar, teksa mediat amerikane ditë më parë e kanë publikuar lajmin. /Telegrafi/