Site icon Telegrafi

Reperi G4shi bën tatuazh shqiponjën dykrenare

Përkundër se jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reperi G4shi, nuk harron asnjëherë rrënjët e tij.

Ai tashmë në shumë nga intervistat ka potencuar se ndihet krenar që është shqiptar dhe me prejardhje nga Kosova.

Megjithatë, këtë e ka dëshmuar më së miri në një tatuazh të realizuar së fundmi në krah.

G4shi (Foto: Instagram)

I njëjti ka vendosur që në trupin e tij ta shtojë dhe një tjetër tatuazh, që ka të bëjë pikërisht me vendin e origjinës së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga G4shi

Ylli me famë ndërkombëtare ka vizatuar në njërin krah shqiponjën dykrenare, ndërsa pamjet i ka ndarë me fansat në InstaStory.

G4shi momentalisht është duke shijuar suksesin e albumit të ri “1984” dhe një sërë këngësh tjera që solli gjatë kësaj kohe.

Para pak ditësh, ai publikoi “I’m Sorry” në bashkëpunim me Lost Kings dhe Ty Dolla Sign. /Telegrafi/

Exit mobile version