Një diskriminim në bazë të dukjes ka ndodhur në një klub të një personaliteti të shoubizit amerikan.
Reperi amerikan, i njohur më mirë me emrin Future, thuhet se ka dhënë udhëzime të qarta për truprojat në hyrjen e klubit të tij, për të mos lejuar gra të shëndosha.
Ai kishte për qëllim t’ia ndalonte hyrjen në kafe bar modeles së shëndoshë Naomi Chaput, ku kjo e fundit këtë gjë e ka bërë publike në rrjetet sociale.
“Po, është e vërtetë, Future nuk lejon që gratë e shëndosha të hyjnë në kafe bar dhe ka të drejtë sepse është klubi i tij, edhe pse unë po përpiqem ta kuptoj, por nuk mundem”, pohoi ajo.
“Ky lloj i diskriminimit është i tmerrshëm. Le të dinë njerëzit me kë po merren”, shtoi Naomi përmes llogarisë personale në Instagram, ku ka 207 ndjekës në këtë rrjet social.
Megjithatë, reper vendosi të mohojë akuzat përmes Twitterit duke thënë se i pëlqen të gjitha gratë, pavarësisht nga madhësia.
Ndryshe, Future muaj më parë ka paralajmëruar se do të sjell një album të ri muzikor për fansat. /Telegrafi/
STOP CAPPIN ON MY NAME..I love all women 👑.
— FUTURE/FREEBANDZ (@1future) March 1, 2019