Telegrafi

Reperi i famshëm Offset takohet me babanë pas 23 vitesh – lot dhe përqafime në ribashkimin emocional babë e bir

Largimi nga njëri-tjetri ka qenë eiqartë në të kaluarën se ai ishte i hapur për ribashkimin me babanë e tij, të cilin nuk e kishte parë që kur ishte katër vjeç.

Kështu reperi i famshëm Offset, 27 vjeç, u bashkua me babanë e tij në një takim shumë emocional që u kap në kamera dhe u postua në Instagram të premten mbrëma.

Offset (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

‘Ëndrrat bëhen realitet’, ka shkruar Offset në shpërndarjen e kësaj videoje, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

‘Nuk e kam parë babanë prej 23 vitesh! Dhe unë endee dua atë. E kaluara është e kaluara dhe e tashmja është e gjitha në të cilën duhet të mbështetemi”, ka shkruar reperi me prejardhje nga Gjoergjia në Instagram.

Video fillon me babain dhe djalin teksa takohen në një vend të panjohur duke përqafuar njëri-tjetrin në përqafim të ngushtë.

Me lotët që rrjedhin, të dy burrat kthehen për të thënë disa fjalë dhe të angazhohen në një shtrëngim duarsh. Brenda pak sekondash ata u bashkuan për një përqafim të ngrohtë.

Në fund të përqafimit, babai i Offset-it fshin lotët nga sytë. /Telegrafi/

Offset (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)