Reperi anglez, Stormzy, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Vossi Bop”.
Në këngë, reperi shpreh hapur mllefin e tij ndaj qeverisë angleze, konkretisht asaj aktuale të udhëhequr nga kryeministrja Theresa May.
Në disa vargje të tekstit, ai i drejtohet qeverisë për premtimet e kota, duke kërkuar që të mos i bëjnë ato, kur s’mund t’iu përmbahen.
“Rregulli numër dy, mos bëj ndonjë premtim nëse nuk arrin t’i përmbahesh marrëveshjes atëherë vetëm bëhu i sinqertë”, thotë Stormzy në këngën “Vossi Pop”.
Më pas, ai vazhdon tekstin duke u shprehur: “Unë nuk mund të vdes, unë jam Chuck Norris, f*** qeveria dhe f*** Boris”.
Boris Johnsosn së cilit i dedikohet kjo pjesë e tekstit, njihet si një prej politikanëve më të njohur në Britaninë e Madhe.
Nuk është hera e parë që reperi Stormzy shpreh revoltën e tij përmes këngëve. /Telegrafi/