Telegrafi

Reperi me famë botërore Tyga shfaqet në kopertinën e “Harper’s Bazaar” i veshur nga stilisti shqiptar Festim Isufi

Reperi me famë botërore, Tyga, ka pozuar së fundmi për revistën e famshme “Harper’s Bazaar”.

Ai është shfaqur plot me stil në kopertinën e kësaj reviste, teksa dukjen ia ka besuar një stilisti shqiptar.

Bëhet fjalë për Festim Isufin, i cili është kujdesur për xhaketën e veçantë të reperit, e cila është e qëndisur me gurë plot me shkëlqim.

Gjatë intervistës për këtë revistë, Tyga ka folur rreth filleve të karrierës së tij në vitin 2007, kur ai ishte vetëm 18 vjeç.

Sakaq, reperi i njohur ndërkombëtarisht është prononcuar gjithashtu rreth më të rejave të tij në muzikë, dhe ngjarjeve të ndryshme që karakterizuan jetën e tij private.

Ky është vetëm një nga sukseset e shumta të stilistëve shqiptarë që po arrijnë të korrin suksese jashtë vendit, duke punuar me yje të famshëm nga Hollywoodi. /Telegrafi/