Telegrafi

Reperi me famë botërore Sean Paul, fillon të ndjekë Era Istrefin në Instagram

Fotomontazh: Sean Paul dhe Era Istrefi (Foto: Getty Images/Guliver)

Rep-artisti me famë botërore, Sean Paul, duket se ka shprehur simpati për figurën dhe talentin e këngëtares shqiptare, Era Istrefi.

Së fundmi, ai ka filluar të ndjekë këngëtaren e lindur në Prishtinë, në rrjetin social Instagram.

Era Istrefi pas hitit “Bonbon” dhe interpretimit të himnit të “Kampionatit Botëror 2018”, ka shënuar gjithmonë e më shumë ngjitje drejt tregut ndërkombëtar.

Sean Paul fillon të ndjekë Era Istrefin në Instagram (Foto: SC/Instagram)

Bashkëpunimet me artistë të huaj nuk kanë munguar, e një ndër ta ishte edhe kënga e fundit që solli në bashkëpunim me duon e famshme DJ, Yellow Claw, dhe reperin e famshëm amerikan, Offset, i njohur ndryshe edhe si burri i Cardi B.

Sean Paul përndryshe është një reperi i njohur mbarëbotëror, i cili ka sjell shumë hite që janë dëgjuar me miliona herë në Spotify dhe YouTube.

Në vitin 2017, ai ka sjell një bashkëpunim me artisten e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa – këngën “No Lie”, e cila njihet edhe si një prej këngëve më të suksesshme të Duas.

I njëjti po këtë vit ishte i ftuar special në koncertin recital të Rita Orës që mbajti në qershor, në “The O2 Arena” të Londrës.

Rita Ora dhe Sean Paul (Foto: YouTube)

Mbetet të shihet nëse kjo afërsi përmes rrjeteve sociale, do të ndikojë në nisjen e një bashkëpunimi të ri mes Erës dhe Sean. /Telegrafi/