Rep-artisti me famë botërore, Sean Paul, duket se ka shprehur simpati për figurën dhe talentin e këngëtares shqiptare, Era Istrefi.
Së fundmi, ai ka filluar të ndjekë këngëtaren e lindur në Prishtinë, në rrjetin social Instagram.
Era Istrefi pas hitit “Bonbon” dhe interpretimit të himnit të “Kampionatit Botëror 2018”, ka shënuar gjithmonë e më shumë ngjitje drejt tregut ndërkombëtar.
Bashkëpunimet me artistë të huaj nuk kanë munguar, e një ndër ta ishte edhe kënga e fundit që solli në bashkëpunim me duon e famshme DJ, Yellow Claw, dhe reperin e famshëm amerikan, Offset, i njohur ndryshe edhe si burri i Cardi B.
Sean Paul përndryshe është një reperi i njohur mbarëbotëror, i cili ka sjell shumë hite që janë dëgjuar me miliona herë në Spotify dhe YouTube.
Në vitin 2017, ai ka sjell një bashkëpunim me artisten e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa – këngën “No Lie”, e cila njihet edhe si një prej këngëve më të suksesshme të Duas.
I njëjti po këtë vit ishte i ftuar special në koncertin recital të Rita Orës që mbajti në qershor, në “The O2 Arena” të Londrës.
Mbetet të shihet nëse kjo afërsi përmes rrjeteve sociale, do të ndikojë në nisjen e një bashkëpunimi të ri mes Erës dhe Sean. /Telegrafi/