Telegrafi

Reperi Dizzee Rascal akuzohet për sulm ndaj një gruaje

Dizzee Rascal, reperi dhe producenti i vlerësuar me çmime, emri i vërtetë i të cilit është Dylan Mills, është akuzuar për sulm ndaj një gruaje pas një grindjeje në familje.

Në një deklaratë, policia metropolitane tha: “Dylan Mills, 36 vjeç, nga Sevenoaks, Kent, është akuzuar për sulm pas një incidenti në një adresë banimi në Streatham më 8 qershor. Oficerët morën pjesë dhe një grua raportoi lëndime të lehta. Ajo nuk kërkoi trajtim mjekësor”.

Mills, i cili aktualisht është me kusht, do të paraqitet në gjykatën Croydon të premten më 3 shtator.

Dizzee Rascal (Foto: Shutterstock)

Dizzee ishte vetëm 18 vjeç kur bëri debutimin në muzikë me “Boy in da Corner”.

Ai më vonë u bashkua me Calvin Harris dhe solli një sërë projektesh të suksesshme.

Dizzee Rascal (Foto: Shutterstock)

I njëjti performoi në ceremoninë e hapjes për ‘Lojërat Olimpike’ në Londër në vitin 2012.

Mills, i cili tani ka labelin e tij, Dirtee Stank, iu dha një MBE në ‘Queen’s Birthday Honours’ në vitin 2020 për shërbimet ndaj muzikës. /Telegrafi/