Reperi britanik, Cadet, vdiq tragjikisht në një aksident komunikacioni më 9 shkurt, në moshë 28-vjeçare.
Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Blaine Cameron Johnson, ishte duke shkuar për të performuar në Universitetin Keele (si pjesë e një ndeje të të premtes mbrëma), kur taksi me të cilin po udhëtonte u përplas në Newcastle-under-Lyme në Staffordshire.
Ylli nga Londra jugore arriti sukses në YouTube në vitin 2015 duke arritur miliona shikime përmes këngëve, si “Instagram “Girls”, “Ask Me” e “Advice”.
Hiti i tij më i madh është “Advice” në bashkëpunim me Deno Driz që është lansuar në gushtin e vitit të kaluar. Videoja që përmban edhe një mesazh të futbollistit të Tottenham Hotspur, Dele Alli, është shikuar mbi 18 milionë herë deri më tani.
Ai njihej për tekste të sinqerta dhe personale, ndërsa më herët ka thënë se do të dëshironte që muzika e tij të kishte kuptim dhe të përçonte mesazh.
“Dua që muzika ime të ketë kuptim. Mendoj se ka një dallim të madh ndërmjet të pasurit këngë sa për të pasur dhe muzikës. Unë mendoj se muzika duhet të përçojë një mesazh që mund t’ua thuash fëmijëve dhe prindërve.
“Përpiqem që muzika ime të ketë një kuptim. Dua që muzika ime të jetë e përhershme”, kishte thënë ai më herët për Metro.co.uk. /Telegrafi/