Reperi amerikan, John Robert Hill, i njohur me emrin artistik Boonk Gang, është plagosur me dy plumba në këmbë.
Ai e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet në spital, ndërsa i ka njoftuar fansat se është mirë.
Në xhirimin e postuar, Boonk e ka xhiruar nga afër njërën prej plagëve nga plumbi në këmbën e tij.
Në muajt e fundit janë vrarë dy reperë, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë thënë se Boonk Gang e ka plagosur veten, në mënyrë që të fitojë famë.
“Njerëzit po gjuhen çdo ditë, po shërohem”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
https://twitter.com/boonkgang/status/1023354547400404998
Dhe derisa shumica e kanë mbështetur reperin dhe i kanë uruar shërim të shpejtë, nuk kanë munguar edhe personat që kanë hedhur dyshime se gjithçka është e qëllimtë për ta promovuar veten.
Ndërsa në një postim tjetër ka treguar se e kanë plagosur me dy plumba, porse është në gjendje të qëndrueshme.
https://twitter.com/boonkgang/status/1023241895491694593
Dhuna ndër reperë ka qenë shumë e shpeshtë në muajt e fundit. Kanadezi Smoke Dawg u vra gjatë një përleshjeje me armë më 1 korrik në Toronto.
Ndërsa më herët ishte vrarë reperi amerikan, XXXTentacion, në jug të Floridës. /Telegrafi/