Site icon Telegrafi

Reperi ASAP Rocky arrestohet në aeroportin e Los Angelesit

ASAP Rocky, i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers, u arrestua sot (e mërkurë) në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit, konfirmon Fox News Digital.

Reperi u arrestua për një urdhër-arresti që buronte nga të shtënat në nëntor 2021, thanë burimet e zbatimit të ligjit për NBC News.

ASAP Rocky kishte mbërritur në LAX së bashku me Rihannan me një avion privat ndërsa të dy ishin kthyer nga pushimet në Barbados.

ASAP Rocky dhe Rihanna (Foto: Getty Images)

Rihanna dhe reperi u larguan për në Barbados mes thashethemeve për një tradhti nga ana e Rocky. Artisti u akuzua se kishte tradhtuar Rihannan me stilisten e njohur të këpucëve, Amina Mauddi.

Muaddi, e cila qëndroi pas koleksionit Fenty të Rihannas, i hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë se është një gënjeshtër.

Lexo po ashtu Rihanna është ndarë nga ASAP Rocky?

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër”, u shpreh ajo.

ASAP Rocky (Foto: Getty Images)

“Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve”.

Rihanna deri më tani nuk ka zbuluar akoma gjininë e foshnjës. /Telegrafi/

Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Getty Images)
Exit mobile version