Machine Gun Kelly, reperi amerikan dhe i fejuari i Megan Fox, tronditi fansat me një tatuazh të ri që i mbulonte thuajse tërësisht bustin dhe krahët.
Roxx dhe Cats nga studioja e tatuazheve kanë konfirmuar për mediat amerikane se tatuazhi është i përhershëm.
“Roxx bëri tatuazhin e saj gjatë festave të Vitit të Ri. Machine Gun Kelly ishte klienti më kërkues me të cilin ajo ka punuar ndonjëherë”, thanë ata. Reperi e ka falënderuar për “lumturinë dhe dhimbjen”.
Reagimet e ndjekësve të tij në rrjetet sociale kanë qenë të ndryshme.
“As që mund ta imagjinoj sa shumë dhemb kjo”, “Kështu vendose të bësh një këmishë?”, “Duket mirë, por nuk ia vlen dhimbjet”, “Kjo është absolutisht e panevojshme”, janë disa nga komentet. .
Reperi filloi të takohej me Megan Fox në vitin 2020, dhe i propozoi asaj për martesë në janar të vitit 2022. Shumë i konsiderojnë ata si një nga çiftet e famshëm më të diskutueshëm.
Ata u ndanë në fillim të vitit të kaluar pasi u raportua se ai e tradhtoi atë me kitaristen Sophie Lloyd. Megjithatë, ata shpejt u pajtuan. Ditën e djeshme ai publikoi një këngë të quajtur “Don’t Let Me Go” në të cilën tregonte se Megan kishte humbur fëmijën e saj.
“Si mund të jetoj me faktin që dora ime nuk ishte në barkun e saj kur humbëm fëmijën”, është një nga vargjet e këngës. /Telegrafi/