Reperi Fred Godson ka vdekur në moshën 35 vjeçare pasi luftoi me virusin COVID-19.
Ylli, i njohur më së miri për këngët “Toast To That” dhe “Doves Fly” ka vdekur vetëm disa javë pasi konfirmoi se ishte i sëmurë me coronavirus, sipas TMZ.
Fred më parë zbuloi se ishte në spital me maskë oksigjeni në një postim në Instagram në fillim të këtij muaji. “Unë jam këtu me këtë COVID-19! Ju lutem bëni lutjet tuaja! Zoti është i madh”, shkruan Metro.
Ylli më parë u kishte kërkuar të tjerëve që të qëndrojnë brenda dhe të jenë të sigurt, duke postuar fotografi të tij me maskë në fytyrë, ndërsa ai u përpoq të shmangte kapjen e virusit, dhe duke kërkuar rekomandime për muzikë për të dëgjuar ndërsa ishin në karantinë.
Fredi pati një karrierë mbresëlënëse, duke bërë valë në industrinë e muzikës dhe duke punuar me yje të mëdhenj duke përfshirë: Diddy, Pusha T dhe Mac Miller.
New Yorku është për momentin ndër pikat më të nxehta me rastet e coronavirusit, me vdekje që arriti shifrën e 21,000 njerëzve këtë javë. Të paktën 14427 nga ato viktima kanë ndodhur në qytetin e New Yorkut. /Telegrafi/