Site icon Telegrafi

Reperi amerikan, Big Scarr ndërron jetë në moshën 22-vjeçare

Reperi amerikan nga Memphis, Big Scarr raportohet se ka vdekur në moshën 22-vjeçare.

Muzikanti – emri i plotë i të cilit është Alexander Woods – u raportua i vdekur nga The Shaderoom të enjten (22 dhjetor), dhe vdekja e tij u konfirmua nga reperi Gucci Mane, etiketa diskografike e të cilit, Gucci Mane’s 1017 Records, kishte nënshkruar me të, shkruan DailyMail.

Shkaku i vdekjes së Scarr është aktualisht i panjohur dhe asnjë konfirmim nuk është dhënë nga policia apo raportimet lokale.

“Kjo dhemb, më mungon”, shkroi Gucci nën një postim me fotografi që shfaqnin reperi nga Memphisi.

Në një nga postimet e fundit të Scarr në Instagram, ishte ai ku tregonte se do të shkonte në turne me Key Glock, i cili është gjithashtu një reper nga Memphis, si pjesë e turneut të tij Glockoma 2023.

I lindur më 7 prill 2000, Big Scarr u rrit në komunitetin Magnolia të Memphisit Jugor.

Ai e filloi karrierën e tij rep në vitin 2019, kur publikoi “Make a Play” i cili shpejt fitoi popullaritet në YouTube.

Scarr më pas nënshkroi me labelin e Gucci Mane në 2020.

Ai është më i njohur për mixtape-in ​​e tij, të titulluar “Big Grim Reaper”, i cili u publikua në vitin 2021, me një edicion luksoz pas vitit të ardhshëm.

Kaseta u rendit në numrin 25 në Billboard 200 dhe shiti 22,000 kopje në javën e parë.

Vdekja e tij vjen pas vrasjes së dy reperëve të tjerë të Memphis, Young Dolph dhe Snootie Wild.

Young Dolph u vra në nëntor 2021 ndërsa ishte në Memphis, ndërsa Snootie Wild u qëllua në shkurt ndërsa ishte në Huston. /Telegrafi/

 

Exit mobile version