Telegrafi

Reperi amerikan bën një selfie, një detaj tërheq vëmendjen e fansave (Foto)

Një reper mjaft me famë për momentin, për muzikën e tij por jo vetëm ka tërhequr vëmendjen në një mënyrë të pazakontë.

Reperi amerikan The Game, po bën që të flitet rreth tij, jo vetëm për këngën e fundit, por edhe për fotografinë e fundit selfie të publikuar.

Artisti amerikan u fotografua para pasqyrës së tualetit, duke shfaqur trupin gjysmë zhveshur dhe të mbuluar me tatuazhe, por ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishin vizatimet në trupin e tij, por një tjetër detaj, që nuk u shpëtoi fanseve të tij.

The Game mban veshur një palë tuta, prej të cilave del në pah përmasa e organit të tij gjenital. Nuk është hera e parë që fotot e tij komentohen në rrjetet sociale, por fotoja që gjeni bashkëngjitur është padiskutim ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje.