Ali ka sjell projektin e parë muzikor në karrierë.
“G”, titullohet kënga që e ka sjell këngëtari, të cilin e ka shoqëruar me videoklip.
Për këtë të fundit është përkujdesur video produksioni i njohur FX Provideo.
Miksimin e këngës e ka bërë Daddy F ndërsa instrumentalin Brendon Pulaj.
Vet këngëtari prizrenas është përkujdesur për tekstin e këngës, i cili ka tematikë sociale.
Theksojmë se kjo nuk do të jetë kënga e fundit e reperit, i cili do të sjell të tilla edhe gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/