Ka kohë që ka punuar në këtë projekt muzikor.
Reperi kosovar që jeton në Zvicër i njohur me nofkën 9TY1 ka publikuar këngën e re të titulluar “Ganjaa”.
Kjo këngë u shkrua nga vet ai dhe është nën producimin e Alvinobrownbeats ndërsa miksimi u bë nga Nomen Entertaiment.
Padyshim se edhe ky projekt u finalizua me klip.
Kur jemi te klipi, duhet veçuar se ai u xhirua në Milano dhe Zvicër dhe përmes saj reperi ka paraqitur jetën luksoze me veturat e shtrenjta por edhe bukuritë e vendeve ku xhiroi.
Kujtojmë që 9TY1 njihet për stilin unik në të kënduar pasi më shumë është i përqëndruar në stilin ‘trap’, lloj i Hip Hopit jo shumë i kultivuar tek ne.