Bashkëpunimi i reperëve shqiptarë, Ledri, Gjiko, Lumi B dhe Skerdi, u prit shumë mirë nga fansat e tyre.
Për më shumë, kënga e re ishte një befasi, pasi paralajmërimi ndodhi vetëm një ditë para publikimit.
Mirëpo, pas lansimit u raportua se kënga me titull “Messi” nuk ishte origjinale dhe se ishte vjedhur nga reperi Dappy që në korrik e ka publikuar këngën me të njëjtin titull.
Mirëpo, kënga e reperëve shqiptarë është një remiks dhe këtë e kanë treguar qartë në publikimin e tyre. /Telegrafi/