Telegrafi

Reparti i Urgjencës në QKMF-në e Kamenicës pajiset me disa aparatura

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se Urgjenca e Qendrës Kryesore të  Mjekësisë Familjare është pajisur me aparaturat e nevojshme.

Kastrati në një postim në rrjetin social Facebook shkruan, Kamenica vitin 2021 e nisë me pajisjen e QKMF-së me aparatura të reja. nevojshme për Urgjencën në Kamenicë👨‍🔬💉.

Lexoni të plotë postimin:

“Vitin 2021 e nisëm me pajisjen e QKMF-së me aparatura të nevojshme për Urgjencën në Kamenicë.

Pas shumë vitesh, po pajisim këtë repart me të gjitha mjetet e nevojshme të teknologjisë së fundit. Vet fjala Urgjencë, e tregon më së miri domosdoshmërinë e tyre për qytetarët që kanë nevojë. 10 Aparate të oksigjenit, 20 Stetoskopë profesional, 10 Tensiometer, 2 Monitorë për pacientë, 2 Aspiratorë, 10 Pulsoksimetër, 5 Manometër, 2 EKG.

Falënderoj drejtoreshën Suna Zajmi-Krasniqi, për angazhimin e vazhdueshëm në shëndetësi dhe koordinimin e punëve në përballjen me COVID-19, si dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj për gatishmërinë e kontributin e pashoq”. /Telegrafi/