Telegrafi

Rep-artisti i hitit “EHEMMM”, Mak Zogaj tregon se kush është femra më e bukur shqiptare

Rep-artisti i njohur i estradës, Mak Zogaj ka thënë se femra më e bukur shqiptare është Dua Lipa.

Këtë deklaratë dhe një mori deklaratash të tjera, ai i bëri të ditur në intervistën 60 sekondëshe i ftuar së fundmi në Prive.

Mak Zogaj i cili po numëron një sukses të madh me këngën “EHEMMM” në bashkëpunim me Gjikon, ka thënë se do të lansojë një projekt të ri në muajin maj.

Kësaj here, rep-artisti do të vijë i vetëm me një projekt pa ndonjë bashkëpunim me ndonjë reper tjetër të estradës.

Kënga “EHEMMM” e Mak Zogajt si dhe Gjikos është duke numëruar një sukses të jashtëzakonshëm në YouTube prej se u lansua 13 ditë më parë.

Projekti i tyre ka grumbulluar 4.5 milionë shikime në vetëm pak javë dhe është bërë virale kudo në rrjetet sociale. /Telegrafi/