Telegrafi

Renzi: Lombardia dhe Veneto nuk krahasohen me Katalonjën

Referendumi në Lombardi dhe Veneto dhe rruga e Katalonisë drejt pavarësisë, nuk janë të krahasueshme, deklaroi ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, në një intervistë për të përditshmen franceze ”Le Monde”.

“Lombardia dhe Veneto që janë shtylla të rritjes sonë ekonomike, ndihen të lodhura për faktin që u kërkohet vetëm të paguajnë”, deklaroi Renzi.

“Lombardia dhe Veneto kërkojnë një organizim fiskal të ndryshëm, më pak burokraci dhe këtyre problemeve duhet t’u jepet përgjigje. Edhe Katalonja duhej të paguante më pak sesa rajonet e tjera të Spanjës, edhe pse pavarësimi i saj është i udhëhequr nga një identitet i fortë kulturor dhe gjuhësor”, theksoi ish-kryeministri italian, transmeton KP.

“Situata aktuale erdhi edhe për shkak të mungesës të politikës, pasi duhej një qeveri spanjolle që të ishte në gjendje të dialogonte si edhe një qeveri katalonase në gjendje për të respektuar ligjet”, shton Renzi.