Dëshmitari mashkull ka raportuar se derisa ishte duke renovuar banesën e tij në Prishtinë ka hasur në disa mjete të dyshuara.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar 18-karikator të armës AK-47, 270-fishek-7.62 mm, 460-fishek-7.9mm, një bajonetë dhe një çantë ushtarake për karikator, transmeton Klan Kosova.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore perkatëse.