Real Madridi duket se e ka menduar mjaftë mirë rinovimin e Santiago Bernabeut që pritet të përfundon në vitin 2023.
Sipas asaj që raporton Diario AS, Los Blancos deri më tani kanë paguar 570 milionë euro për rinovimet që po kryhen, mirëpo aty do të shtohen edhe dy herë nga 225 milionë euro, për t’i kompletuar të gjitha punimet.
Punimet që tashmë kanë filluar kishin një ndërprerje nga coronavirusi, mirëpo ato kanë filluar në verë me intensitet të lartë.
Pagesat do të kryhen në tri afate, e që Real Madridi ka bërë këtë plan afatgjatë nga vitit 2023, e që do të zgjasë me këtë dizajn deri në atë 2049.
Nga ky rinovim i stadiumit, Los Blancos më nuk do të njohin asnjë krizë financiare, pasi të ardhurat parashikojnë të kalojë shifrën e një miliard euro.
Duket se mbretërit kanë bërë një planifikim me vend dhe do të mund të bëjnë investime më të mëdha edhe në skuadër në vitet e ardhshme. /Telegrafi/