Telegrafi

Renova kampion vjeshtor në Maqedoni

Rivali kryesor i ekipit nga Xhepçishti i Tetovës, Rabotniçki, ka pësuar 2-0 ndaj Sileks, duke i lejuar Renovës të shtojë në 5 diferencën e pikëve, me edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Golat për ekipin shqiptar i shënuan Ylber Aliu (14’), Blagoja Todorovski (44’), Muharem Bajrami (50’) dhe Fisnik Gashi (84’).

Ndërkohë ekipi tjetër shqiptar i ligës së parë të Maqedonisë në futboll, Milano, është mposhtur me rezultat të thellë prej 6-0 nga Teteksi, duke u zhytur edhe më shumë në fundin e tabelës./Telegrafi/