Telegrafi

Rennes mposht PSG-në në Parc des Princes

Paris Saint-Germasin ka pësuar humbje 2-0 nga Rennes në kuadër të javës së 28-të në Ligue 1.

Parisienët e nisën ndeshjen më mirë, por tenmpo i tyre filloi të bije nga minuta në minutë, me çka edhe pësuan gol.

Ishte minuta e 45-të e takimir, kur Toko Ekambi u asistua prej Bourigeaud, që realizoi për 1-0.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, derisa Fabian Ruiz (55’) lëshoi një mundësi të artë shënimi.

Shanse të mira lëshoi edhe Kylian Mbappe e Lione Lmessi në 20 minutat e fundit të takimit, kur goditjet e tyre i priti Steve Mandanda.

Rennes ia doli të mbahej në fund dhe të mbante portën e pastër në udhëtim, duke marrë tri pikë të mëdha.

Pas javës së 28-të, PSG vazhdon të jetë lidere me 66 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë Lens, ndërsa në xhiron e 29-të do të kenë punë me Lyonin. /Telegrafi/