Rennes ka shkaktuar befasi në javën e 19-të të Ligue 1, pasi ka mposhtur në shtëpi me rezultat 1-0 Paris Saint-Germainin.
Në pjesën e parë, dy skuadrat patën shanse të mira shënimi, por nuk i konkretizuan, për të shkuar me porta të paprekura në pushimin mes pjesëve.
Por, 45 minutat e dytë ishin shokues, aq më shumë për kampionin në fuqi që pësoi humbje.
65' : 𝗢𝗨𝗜𝗜𝗜𝗜𝗜 𝗟𝗘 𝗖𝗔𝗣𝗜𝗜𝗜 😍#SRFCPSG 1-0 pic.twitter.com/56NTRYUKOf
— Stade Rennais F.C. (@staderennais) January 15, 2023
Ishte minuta e 65-të e takimit, kur Adrien Truffert asistoi te Hamari Traore, që realizoi për 1-0.
PSG u mundua deri në fund që të merrte së paku një pikë, por Rennes nuk lejoi këtë gjë dhe arkëtoi tri pikë.
Pas javës së 19-të, PSG vazhdon të jetë lider me 47 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të takohet me Reims. /Telegrafi/