Hashim Thaçi, sipas hulumtimit të Kantar TNS, Index Kosova për nga pëlqyeshmëria tejkalon vetëm liderin e PDK-së, Kadri Veselin.
Presidenti i Kosovës më së shumti pëlqehet në “Jerusalemin e PDK-së”, qytetin e Prizrenit, ndërsa sipas këtyre matjeve të opinionit ai del të jetë më së paku i pëlqyer në Mitrovicë.
Thaçi kulmin e pëlqyeshmërisë e kishte një vit para se të merrte mandatin e parë në krye të Qeverisë së Kosovës.
Presidenti i Kosovës gjithmonë sipas këtyre matjeve, pikën më të ulët të popullaritetit e ka pasur vitin që është zgjedhur në krye të shtetit të Kosovës, 2016.
Këto të dhëna janë publikuar nga Visar Berisha, menaxhues i projektit të Kantar TNS, Index Kosova në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit. Hulumtimi është bërë nga viti 2003 deri në këtë vit dhe matja është bërë çdo gjashtë muaj.