Telegrafi

Rënie të tjera të aksioneve

Çmimet në gjithë bursat kryesore evropiane ranë midis 7-10%, ndërsa shifrat zyrtare treguan se ekonomia britanike kishte pësuar tkurrje me gjysëm përqind në çerekun e tretë të këtij viti, një rënie më e madhe nga çfarë pritej.

Është tkurrja e parë e këtij lloji në gjashtëmbëdhjetë vjet dhe pasoi paralajmërimet e bëra nga kryeministri britanik, Gordon Brown dhe Guvernatori i Bankës së Anglisë se Britania po shkonte rdejt recesionit.