Telegrafi

Rënie të mëdha të profitit të Volvo-së

Fitimi i përgjithshëm u raportua prej 2.9 miliardë kruna suedeze dhe kjo është shumë më pak nga sa ishte një vit më parë, 4,6 miliardë kruna suedeze.

Shprehur në përqindje fitimi ka rënë me 35 përqind dhe kjo ishte më shumë se parashikimet.

Këto rezultate vërtetojnë gjithashtu se kriza financiare dhe konjuktura e ultë ka rezultuar edhe tek industria automobilistike.

Shumë ndërmarrje kanë raportuar për rënien e rezultateve të veta gjatë nëntëmujorit për këtë vit. Të enjten e kaluar u raportua se edhe prodhuesi më i madh botëror Daimler ka pësuar një ulje të fuqishme të fitimeve.