Telegrafi

Rënie rekorde në Wall Street në ditën e inaugurimit

Indeksi i aksioneve Dow Jones u zvogëlua për 4,01 për qind dhe shënoi rënie nën tetë mijë pikë për herë të parë prej 20 nëntorit të vitit të kaluar. Indekset S&P 500 dhe Nasdaq humbën më shumë se pesë për qind të vlerës.

Spekulimet se bankat duhet të grumbullojnë kapital të freskët i rrënuan aksionet në sektorin financiar në nivelin më të ulët brenda 14 viteve të fundit.

Qëkur data për inaugurimin e kryetarëve amerikanë është zhvendosur më 20 janar në kohën e mandatit të dytë të Ruzveltit në vitin 1937 tregtimet në bursë nuk kanë qenë shumë të mira.

Dow Jones më së shumti, për 2,77 për qind është rritur më 21 janar të vitit 1985 një ditë pas betimit të Ronald Reganit në mandatin e dytë presidencial.