Telegrafi

Rënie rekorde e prodhimtarisë industriale në Rusi

Sipas analistëve, masat kundër krizës të Qeverisë ruse deri tani nuk i japin rezultatet e dëshiruara dhe ende nuk mund të flitet për jetësimin eventual të industrisë ruse.

Në kuartalin e parë të vitit 2009, industria ruse realizoi rënie prej 14,3 për qind, me ç`rast rënie është regjistruar në thuajse të gjitha sferat, nga industria përpunuese (20.8 për qind), deri te prodhimtaria dhe shpërndarja e energjisë elektrike (5,1 për qind).

Prodhimtaria industriale në Rusi në vitin 2008 realizoi rritje prej 2,1 për qind.